Deputeti i VV-së e quan Qeverinë Haradinajn të rrëzuar

Deputeti i VV-së e quan Qeverinë Haradinajn të rrëzuar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për gjendjen e krijuar në qeverinë e Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në vend. Ai qeverinë aktuale e ka quajtur qeveri të rrëzuar.

Selimi u shpreh se tashmë qeveria e ka përcaktuar vetë rrëzimin e saj me anarki institucionale dhe keqqeverisje.

“Qeveria e ka përcaktuar vete tashme rrëzimin e saj me keqqeverisje, me anarki institucionale dhe keq funksionimin te koalicionit qeverisës”, ka thënë Selimi.

Kurse, Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar që vendi të shkojë në zgjedhje,  por jo duke e  rrëzuar Qeverinë, por duke kërkuar konsensusin politik të partive për t’u ulur dhe dakorduar për datën e zgjedhjeve të parakohshme, pikërisht pas daljes nga qeveria e Listës Serbe dhe ngjarjet e fundit në Kosovë.

Por për idenë e LDK-së, Selimi për blic thotë se  Qeveria Haradinaj nuk do të mund të rrëzohet nga LDK, as në kohën kur do të vinin zgjedhjet e jo më tani.

“Kurse, sa i përket mocionit te LDK-së kjo qeveri nuk do rrëzohej as kur të vinin zgjedhjet”, ka thënë Selimi

Ai është i bindur se  kjo qeveri do të rrëzohet më shpejtë, se sa ata janë të gatshëm ta menaxhojnë rrëzimin.