fbpx

Deputeti i VV-së godet PSD-në – ua përmend Astrit Deharin, Mon Balajn dhe Arben Xheladinin

Deputeti i VV-së godet PSD-në – ua përmend Astrit Deharin, Mon Balajn dhe Arben Xheladinin

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, ka kritikuar zyrtarët e PSD-së, për pjesëmarrjen e tyre në ekipin e dialogut dhe takimin e Shpend Ahmetit me presidentin Hashim Thaci.

Të gjitha këto, Zyba, i ka lidhur me ish-aktivistin e VV-së, Astrit Dehari.

VIDEO

Ai thotë se “një ditë pas vizitës te varri i Astritit, morrin vendim që të marrin pjesë në negociata.

Po ashtu, sipas Zybës, zyrtarët e PSD-së,  “një ditë pas vizitës te varri i Arbenit dhe Monit, ulen me Hashim Thaçin e Kadri Veselin dhe bëjnë planet për shkatërrimin e mëtejme të Kosovës”.

“Një ditë pas vizitës te varri i Astritit morrën vendim që të marrin pjesë në negociata, bënë rezolutën me shumicë të thjeshtë për negociata pa reciprocitet, u bënë pjesë e delegacionit, sollën ligjin që me shumicë të thjeshtë e bën delegacionin e që pa shumicën e deputetëve nuk e heq dot, që ua siguron që të mbajnë në fshehtësi çdo koncesion dhe që i sjell lehtësira koncesioneve të reja ndaj Serbisë.

Një ditë pas vizitës te varri i Arbenit dhe Monit, ulen me Hashim Thaçin e Kadri Veselin dhe bëjnë planet për shkatërrimin e mëtejme të Kosovës”, ka shkruar Zyba.

VIDEO

“Shuarja e një idealisti”, është dokumentari i InDoks, i realizuar për figurën e Astrit Deharit.

Dokumentarin mund ta shikoni duke klikuar këtu: