Deputeti i VV-së: Ne s’ndalemi, jemi bashkë me këdo që ka vullnet për shtetin pa korrupsion

Deputeti i VV-së: Ne s’ndalemi, jemi bashkë me këdo që ka vullnet për shtetin pa korrupsion

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefaqil Bajqinovci, ka thënë se shumë akterë po përpiqen që ta justifikojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë antikorrupsion, ani se shumë qytetarët e kanë votuar si të tillë, shkruan Insajderi.

Ai ka thënë se vendosmëria e qeverisë Kurti për ta luftuar korrupsionin, nepotizmin, monopolet ka frikësuar shumë njerëz, prandaj janë bërë bashkë të korruptuarit kundër qeverisë anti korrupsion.

Postimi i plotë i Bajqinovcit:

Shumë akterë, janë në përpjekje për të justifikuar me çfarë të munden, mocionin për rrëzimin e Qeverisë antikorrupsion të cilën, si të tillë, e kanë votuar qytetarët.

Vendosmëria e treguar nga Qeveria në luftë kundër krimit, korrupsionit, monopolit, nepotizmit ka frikësuar shumë njerëz nga të gjitha partitë. Kosova kishte nevojë për bashkim antikorrupsion jo për të kundërtën: bashkimin e të korruptuarve kundër Qeverisë antikorrupsion.

E ardhmja do të tregojë edhe më shumë fakte të këtij bashkimi. Ai, nuk ka të bëjë fare as me miqësinë e pazëvendësueshme me SHBA, as me asgjë tjetër. Ka të bëjë me dicka shume të thjeshtë: ruajtjen e plaçkës së vjedhur.

Ne s’ndalemi. Jemi bashkë me këdo që ka vullnet e ideal shtetin pa korrupsion, nepotizëm me rend e ligj. Këto janë vlera perëndimore të botës së qytetëruar.  /Insajderi.com