Deputeti i VV-së: PDK nuk mund të “shpëlahet” si opozitë, ka përgjegjësi bashkë me partitë e tjera

Deputeti i VV-së: PDK nuk mund të “shpëlahet” si opozitë, ka përgjegjësi bashkë me partitë e tjera

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk mund të “shpërlahet”, duke u paraqitur si subjekt opozitar.

Rrahmani ka shkruar në Facebook, se të gjitha subjektet politike u bashkuan për ta ndaluar siç e ka quajtur ai qeverisjen e mirë të Vetëvendosjes.

Ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, në paraqitjet e tyre televizive kanë hedhur akuza për VV-në që sipas tyre ka shkaktuar këtë situatë të pandemisë.

Dhe po ashtu, Partia Demokratike e Kosovës, përmes akuzave po akuzon Qeverinë Kurti dhe tash Qeverinë Hoti për situatën e krijuar.

Por, për deputetin Rrahmanin, subjektet politike përpos Lëvizjes Vetëvendosje janë përgjegjëse për të gjitha devijimet që kanë ndodhur në vend. /Insajderi.com/