Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se më 14 prill në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk do të v" />

Deputeti i VV-së për propozimin e PDK-së: Të martën do të prezantohet vetëm një listë dëshirash

Deputeti i VV-së për propozimin e PDK-së:  Të martën do të prezantohet vetëm një listë dëshirash

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se më 14 prill në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk do të votohet asnjë pako për COVID-19.

Murati ka pohuar se pakoja me masat për ta ndihmuar ekonominë dhe të prekurit nga coronavirusi tashmë është miratuar nga Qeveria dhe veçse ka filluar zbatimi i saj.

“Në seancën e së martës të thirrur nga PAN-i nuk do të miratohet kurrfarë pako për COVID-19, sepse një gjë e tillë as që është në rend dite. E vetmja pikë e rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme të së martës është vetëm një draft-rezolutë me një listë dëshirash, e cila nuk ka asnjë efekt juridik. Besoj u kujtohet një rezolutë e ngjashme e miratuar para 2 viteve për shtesat e fëmijëve. Edhe pako e PAN-it, ka efektin e njëjtë juridik”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facebook.

Deputeti Murati ka pohuar se nuk është mirë të dezinformohet publiku.

“Deputetet e opozitës bën mirë që të ndjekin shembujt e shumtë të deputeteve opozitar anembanë botës, të cilët po lënë anash të gjitha dallimet dhe garat politike dhe po e vendosin shëndetin e qytetarëve si prioritet”.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme të mbahet më 14 prill, me kërkesë të PDK-së.