Deputeti i VV-së: Taksës së Haradinajt i ka humbur efekti

Deputeti i VV-së: Taksës së Haradinajt i ka humbur efekti

Depueti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se taksës së vendosur nga Qeveria Haradinaj i ka humbur efekti që e kishte në fillim dhe se tani duhet të vendoset masa e reciprocitetit.

Ai ka thënë se ka ardhur koha që me Serbinë të diskutohet në formë tjetër.

“Tashmë ka ardhur një situatë që me Serbinë të merremi vesh në forma të tjera taksa në kohën kur është vendosur ka prodhuar efekte në mënyrë që ajo ta ndal agresionin ndaj Kosovës, ishte një reagim ekonomik që t’i shkaktoj një dëme Serbisë si shkak për mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol”, ka thënë Abrashi në tryezën e organizuar nga KDI.

Tuje, Abrashi ka thënë se, taksa e ka humbur efektin e vetë me kohë dhe se nuk kemi ndonjë kontroll në doganat në veri.

“Çdo masë bllokuese, penguese që e vendos ndaj Kosovës, të njëjtën duhet ta bëjë Kosova, nëse Serbia heq një pengesë automatikisht duhet ta heq edhe Kosova. Nuk është që kemi shpikë diçka të re, parimi i reciprociteti ekziston shumë më herë para se VV e LDK ta përmendin”, thotë ai.

Tutje ai thotë se reciprociteti është domosdoshmëri.

“Reciprociteti është domosdoshmëri sepse taksa nuk po sjell rezultatet që ne po dëshirojmë, nuk jep shenja që do ta njohë Kosovën”, ka thënë deputeti i VV-së.