Deputeti LDK-së ka dilema për delegacionin e Kosovës në Uashington

Deputeti LDK-së ka dilema për delegacionin e Kosovës në Uashington

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Frashër Demaj, ka shprehur dilemat e tij për përbërjen e delegacionit të Kosovës që ka udhëtuar në Uashington.

Ai ka thënë se do të duhet të merrnin pjesë edhe përfaqësues nga opozita si dhe ndonjë personalitet nga Akademia e Shkencave.

“Është gabim i madh që partitë opozitare nuk janë bërë pjesë e këtij delegacioni. Do të duhej të përfaqësoheshim më mirë. Ka pasur mundësi edhe brenda koalicionit për këtë. Për mendimin tim në prapavijë është dashur të jetë ndonjë personalitet nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës”, tha ai në Klan Kosova.

Po ashtu dilemat e tij zgjerohen edhe tek përvoja, ekspertiza profesionale dhe eksperienca politike.

“Arsyeja e parë përvoja dhe ekspertiza profesionale, e dyta; lidhjet që mund t’i kenë pasur dhe e treta; eksperienca politike që ata kanë. Mosha mesatare në delegacion është e re. Nuk ka njerëz me eksperiencë aty”, është shprehur Demaj”, tha ai

Ai potencoi se “Nëse bisedimet nuk sjellin njohjen reciproke atëherë këto bisedime nuk kanë kuptim”. /Insajderi.com