Deputeti i PAN-it thotë se e di datën kur do të formohen institucionet

Deputeti i PAN-it thotë se e di datën kur do të formohen institucionet

Më së largu deri në fund të javës së ardhshme, koalicioni PAN do t’i formojë institucionet e reja të vendit. Kështu thotë përfaqësuesi i këtij koalicioni, Rasim Selmanaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka theksuar se nuk ka asnjë dilemë për konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e Qeverisë Haradinaj, meqë, sipas tij, koalicioni PAN i ka votat.

Selmanaj ka thënë për “Epoka e re” se Qeveria Haradinaj do të jetë gjithëpërfshirëse.

Duke komentuar takimin Pacolli-Haradinaj, ai ka shprehur optimizëm se kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, do të jetë në frymën pozitive të formimit të institucioneve të shtetit të Kosovës.

Selmanaj ka treguar se deputetët e PAN’it nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të enjten, pasi, sipas tij, ajo është thirrje e njëanshme nga kryesuesi i saj.