Deputeti i PDK-së reagon ndaj thirrjeve të ambasadorëve Delawie dhe O’Connell

Deputeti i PDK-së reagon ndaj thirrjeve të ambasadorëve Delawie dhe O’Connell

Partia Demokratike e Kosovës, ka ndërruar mendim sa i takon çështjes së themelimit të Gjykatës Speciale. Për dallim kur PDK kishte votuar pro themelimit të kësaj gjykate në vitin 2015, PDK ka thënë sot se shumica e PDK-së janë pro zhbërjes së Gjykatës Speciale.

Hajdar Beqa, deputeti i PDK-së ka thënë më herët për Insajderin se shumica e deputetëve të kësaj partie janë pro zhbërjes së Gjykatës Speciale.

Beqa është pyetur lidhur me deklaratat  e ambasadorit të SHBA-ve dhe atij të Britanisë së Madhe, ai ka thënë se është herët për t’i komentuar por ka përmendur kushtëzimin që Kosovë është i vetmi vend në rajon që ka mbetur i izoluar.

“Realisht është shpejtë me i vlerësua, i  kam përcjell deklaratat e tyre dhe në të njëjtën edhe vullnetin e qytetarëve ne si PDK-së kemi pas qëndrim ndaj Gjykatës Speciale në të njëjtën kohë Kosova duhet ta ketë një përkrahje ma të madhe nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Kuintit, SHBA-ja dhe jo vetëm të kushtëzohet jemi i vetmi vend në rajon që nuk kemi liberalizim të vizave nuk dua të ndalëm këtu. Por ajo që vlen të  theksohet është se shumica e deputetëve kemi kërkuar të mbahet seanca sonte”, ka thënë Beqa për Insajderin.

I pyetur nëse ky qëndrim i PDK-së është një hakmarrje lidhur me çështjen e vizave, Beqa ka thënë:

“Nuk mund të them tani por nëse e marrë atë personale, vendi duhet me ec ma shpejt, jo ta bllokojnë dhe vendi të ecë përpara dhe politika të kryej punën e vet”, ka përfunduar ai./Insajderi.com

O’Connell: Kjo mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën, që nga lufta