Deputeti pyet: A do ta anulojë Mustafa terminalin doganor të Margarita Kadriut

Deputeti pyet: A do ta anulojë Mustafa terminalin doganor të Margarita Kadriut

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka ka akuzuar kryeministrin në largim, Isa Mustafën lidhur me atë se si “ Mustafa i kishte korruptuar deputetët me terminale doganore e poste ambasadorësh për ta votuar Hashim Thaçin si president”.

“Në ditën kur ne ishim duke u burgos dhe aktivistët e qytetarët ishin duke u rrah nga policia në sheshet e Prishtinës në kundërshtim të Hashimit për president, Isa Mustafa ishte duke i korruptuar deputetët me terminale doganore, poste ambasadorësh e konsujsh, punësime të vëllezërve e familjarëve”, ka shkruar Haskuka.

Ai ka pyetur nëse Mustafa do ta anulojë terminalin doganor të Margarita Kadriut apo edhe do ta kthejë Alma Lamën nga posti i ambasadores në Itali pasi që Mustafa nuk e njeh Thaçin për president.

“Tani Isa po thotë nuk e njoftim Hashimin president! Shtrohet pyetja a duhet tash të kthejmë nga posti i ambasadores Alma Lamën nga Roma, Sahatqijun nga New York, a duhet me a anulua terminalin doganor të Margarita Kadriut??? Etj, etj??”, ka shkruar, Haskuka./Insajderi.com