Deputeti që rezultoi pozitiv me COVID-19 mori pjesë në seancë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj ka rezultuar pozitiv me coronavirus, por ai ka marrë pjesë në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti që rezultoi pozitiv me COVID-19 mori pjesë në seancë

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ai vet e ka konfirmuar këtë.

Por, në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, Selmanaj ka qenë i pranishëm.

Ai ka thënë se ka respektuar të gjitha udhëzimet shëndetesore dhe se është i sigurt që nuk ka infektuar asnjë deputetë apo personel të Kuvendit.

Coronavirusi ka marrë shifra të frikshme në vend, tashmë çdo ditë po rezultojnë mbi 200 raste me COVID-19 /Insajderi.com/