
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka shkruar për policin e kapur në Malësi të Madhe ku shihet në një video, ku shfaq organet e tij gjenitale.
Salianji shkruan se polici në fjalë njihet për bëmat e tij, ishte larguar nga radhët e policisë për tentativë përdhunimi, kurse thotë se ai me video intime shantazhonte viktimat e tij.
“Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi. Ate e riktheu vetem angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjate zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundesi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjecare, e te vazhdonte të kërcenonte dhjetra gra të tjera!”, thotë deputeti Salianji.
Sipas tij, shumë prej tyre e kanë denoncuar ne komisaritat, por policia i ka shperfillur dhe nuk ka marre asnjë here denoncimet e tyre.
“Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video per ti shantazhuar apo per nevoja denigruese te tij. Sot ekzistojne prova dhe video qe viktimat i denonconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit!”
“Disa prova dhe video më kane ardhur ne inbox nga punoniës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla. Kam vendosur te mos i publikoj videot sepse vetem i shtojne shemti videos qe tashme eshte publike. Por policia dhe organet ligjzbatuese qe i kane, duhet ti denojne me ashpersine me te madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin!”, shkruan ai.