Deputeti VV-së: LDK është fajtore për tubimin në Podujevë

Deputeti VV-së: LDK është fajtore për tubimin në Podujevë

Deputeti, Fitim Uka, tha të martën se Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka thirrur për tubim për të festuar fitoren në Podujevë. Ai akuzoi institcionet që drejtohen nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

”Duhet ta kemi parasysh që VV në asnjë rast në ditën e djeshme nuk ka bërë ftesë që qytetarët të mblidhen e të festojnë për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje. Po të kishte ftesë të Lëvizjes Vetëvendosje, ai numër do të ishte shumë më i madh. Nuk ka pasur asnjë ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje për një tubim të tillë”, tha ai në Klan Kosova.

Ai shtoi se dështoi LDK-ja pasi ky subjekt i kontrollon tashmë institucionet.

”Në rastin kur dështojnë institucionet e rendit dhe ligjit të cilat kontrollohen nga LDK, ne nuk mund të japim përgjegjësi për mbledhjen e qytetarëve nëpër sheshe. Por japim shembullin më të mirë kur kërkojmë që të shpërndahen siç ka bërë Kurti në këtë rast”.

Lëvizja Vetëvendosje më 29 nëntor arriti fitore në Podujevë pa balotazh. Qindra simpatizantë dolën për të festuar në sheshin qendror. /Insajderi.com