Deputeti VV-së: Mund të votohet zgjatja buxhetore për tre muaj

Deputeti VV-së: Mund të votohet zgjatja buxhetore për tre muaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka propozuar që të votohet zgjatja buxhetore për shkurt dhe mars në mënyrë që të mos ketë krizë buxhetore.

Sipas Murati është e mundur zgjatja buxhetore për tre muaj e pastaj të votohet buxheti.

“Propozimi është që të votohet vendimi siç parashihet me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike ku thotë se Kuvendi mund të zgjasë ndarjet buxhetore deri në tre muaj në rast të mungesës së Ligjit për Ndarjet Buxhetore. Sipas ligjit muaji janar është i mbuluar me automatizëm, derisa Kuvendi mund të vendosë që të ketë zgjatje për muajin shkurt dhe mars”, tha Murati.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë parlamentare ku pritet të votohet hidhet në votim propozim projekt-buxheti për vitin 2021. /Insajderi.com