Deputeti i VV-së: PDK-ja si Millosheviqi, vet inskenon dhe fajëson

Deputeti i VV-së: PDK-ja si Millosheviqi, vet inskenon dhe fajëson

Deklaratat e PDK-së që akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje si autore e rrahjes së bashkëshortes së ministrit në ikje Blerand Stavileci, për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla nuk janë asgjë më shumë sesa sjellje të imituara nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Madje sipas Sveçles PDK-ja vet e ka rrahur bashkëshorten e Stavilecit e po ashtu edhe të Arbana Xharrës.

“Sjellja e eksponentëve të PDK-së po m’i kujton strukturat e regjimit të Millosheviçit të cilët vet inskenonin ngjarje tragjike si p.sh. vrasjen e fëmijëve serbë në lokalin Panda në Pejë e fajsonin shqiptarët për këtë. Tashmë dihet se kush kreu vrasjet atëherë (këtë e ka pranuar edhe Vuçiç) e patjetër se do të zbulohet se kush rrahu edhe Arbana Xharrën edhe gruan e Blerand Stavilecit”, ka shkruar Sveçla.

“Para drejtësisë do të vihen edhe agresorët në këto raste por patjetër duhet edhe shpifësit e inskenuesit. Përkundër çfarë i keni bërë Kosovës prej përfundimit të luftës deri sot, kam menduar se fundi juaj do të jetë pak më dinjitoz”, ka shtuar ai./Insajderi.com