Deputetin e LDK-së e zë gjumi në Kuvend

Deputetin e LDK-së e zë gjumi në Kuvend

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Frashër Demaj, është lodhur pas rreth nëntë orësh qëndrimi në seancë, aq sa e ka zënë gjumi në ulësen e tij të Kuvendit.

Demaj është shfaqur duke bërë “një sy gjumë” në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të mërkurën.

Rreth nëntë orë ka zgjatur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës në lidhje me raportet Kosovë-ShBA.