Deputetja e AAK-së kërkon që të largohet ora policore gjatë muajit Ramazan

Deputetja e AAK-së kërkon që të largohet ora policore gjatë muajit Ramazan

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se ora policore duhet të largohet gjatë muajit të Ramazanit.

Qeveria e Kosovës, të dielën vendosi sërish që të vazhdojë ora policore gjatë natës.

Por, kjo masë duhet të shqyrtohet nga ekzekutivi, sipas deputetes së AAK-së.

“Andaj për respekt të muajit Ramazan, kërkoj nga Qeveria e Kosovës të rishikojnë̈ vendimin për orë policore, ta heqin krejt ose të vendosin në vend të orës 5:00 në orën 2:00”, ka shkruar ndër tjerash Kadrijaj në Facebok.

Është raportuar se disa qytetarë janë gjobitur nga Policia për shkak se kanë dal gjatë orës policore për t’u furnizuar me ushqim përgjatë kohës së syfyrit. /Insajderi.com

 

Rishikimi i masave të reja nga Qeveria e Kosovës nuk sjell ndonjë dobi në të mirë të qyterarëve siç nuk ka…

Posted by Time Kadrijaj on Tuesday, 20 April 2021