Deputetja e AAK-së thumbon Avdullah Hotin: Vajtimet e tij po tregojnë pafuqinë brenda LDK-së

Deputetja e AAK-së thumbon Avdullah Hotin: Vajtimet e tij po tregojnë pafuqinë brenda LDK-së

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Teuta Haxhiu, ka thumbuar shefin e LDK-së në Kuvendin e Kosovës Avdullah Hotin duke i konsideruar deklarimet e tij si vajtime që dëshmojnë pafuqinë e tij.

Haxhiu ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme është e qartë se do të fitojë AAK-ja prandaj sipas saj, partnerin qeverisës do t’i takojë AAK-së që ta zgjedh.

“Fitorja e AAK-së në këto zgjedhje është e pa diskutueshme, prandaj edhe e drejta për ta zgjedhur partnerin qeverisës do t’i takoj AAK-së”.

“Ata që po proklamojnë gjepura dhe po e fyejnë Kryeministrin Haradinaj e kanë të qartë se kush do të fitoj. Prandaj edhe vajtimet e Avdullah Hotit po e tregojnë pafuqinë e tij edhe brenda LDK-së , e lëre më për Kosovën”, ka shkruar Haxhiu në facebook.