Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, nuk është duke qëndruar në shtëpi, ashtu siç kanë kërkuar institucionet e vendit.
Kusari – Lila, ka dal në mëngjes për vrap, derisa ka shtuar se për ata janë mësuar të lëvizin, le të lëvizin mirëpo vetëm të mbajnë distancën, përcjell Gazeta Insajderi.
“Për këdo që është mësuar të lëvizë, vrapojë dhe ka nevojë të mbetet në kontakt me natyrën. Lëvizni por mbani distancën. Mos dilni më shumë se 2 persona dhe mos ndaloni për një piknik”, ka shkruar Kusari – Lila, në Twitter.
Ajo ka shtuar se “Respektoni shëndetin tuaj dhe atë të kushteve të tjera dhe ruajeni pozitivitetin 4 ditë më të mira”.
Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të kufizohen lëvizjet për shkak të pandemis së COVID-19. Ata kanë bërë thirrje qytetarëve që të rrin në shtëpi dhe mos të dalin pa nevojë.
Aktualisht në vend të prekur me koronavirus janë 21 persona. /Insajderi.com
For anyone who is used to moving, running & in need to stay in touch with nature. Move but keep distance. Don't go out more than 2 people & don't stop for a picnic.
Respect your health & that of other & maintain positivity 4 better days. #StayCalmAndKeepADistance #stayhealthy pic.twitter.com/UtgrK2YCDG— Mimoza Kusari (@mimozakusari) March 20, 2020