Deputetja e NISMA-së: Vjosa Osmani nuk është as për popull e as për shtet

Deputetja e NISMA-së: Vjosa Osmani nuk është as për popull e as për shtet

Me “shkëputjen e kontratës” për William Walker, Vjosa Osmani, po dëshmon se “nuk është as për popull e as për shtet”, mendon deputetja e NISMA-s Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi.

Ajo të premten kritikoi Ushtruesen e Detyrës së Pozitës së Presidencës, Vjosa Osmanin, për “shkëputjen e kontratës”, Ish-ambasadorit të OSBE-së.

“Veprim të ulët” e cilësoi Krasniqi raportimin se është ndërprerë kontrata me njeriun që “alarmoi botën” për Masakrën e Reçakut, njofton Insajderi.

“Vjosë i ke shkëputur kontratën dëshmitarit më të rëndësishëm të masakrës së Reçakut. Përmes këtij njeriu të madh, bota ktheu kokën përpara gjenocidit që u behej shqiptareve. Vjosë është veprim tepër i ulët ky”.

Por, Osmani nëpërmjet një postimi në Facebook, të enjten, tha se nuk i ka shkëputur kontratën Walker-it. “Kontrata ka skaduar”, sipas presidentes në detyrë.

“E vërteta është se kontrata nuk është shkëputur por skadon këtë muaj, sipas afateve të parapara në vetë këtë kontratë”, tha Osmani.

Madje, ajo deklaroi se nuk ka pasur asnjëherë kontratë personale me William Walker.

“Nuk ka pasur asnjëherë kontratë me personalisht z. William Walker. Ka pasur një kontratë me fondacionin e udhëhequr nga drejtori ekzekutiv z. Hasan Salihu, i cili mbanë emrin Fondacioni Walker”, deklaroi ajo. /Insajderi.com