Megjithëse ishte e pranishme në bulevard, për Majlinda Bregun, një nga zërat më kritikë brenda radhëve të opozitës, protesta e kësaj të shtune dështoi.

Deputetja e PD-së: Protesta dështoi, simpatizantët na kanë braktisur

Deputetja e PD-së: Protesta dështoi, simpatizantët na kanë braktisur

Megjithëse ishte e pranishme në bulevard, për Majlinda Bregun, një nga zërat më kritikë brenda radhëve të opozitës, protesta e kësaj të shtune dështoi.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike flet për braktisje të simpatizantëve dhe për republikën imagjinare.

“Por më ndjeni, kjo e sotmja, boshllëqet e bulevardit sot, janë një mesazh i qartë për të gjithë ata që duan të shohin e të dëgjojnë me sytë e veshët e demokratëve që sot janë më shumë se kurrë vetëm. PD nuk mund të simulojë revoltën që nuk e udhëheq dot,sepse Republika Imagjinare në një luftë imagjinare me një maxhorancë që është reale dhe e rrezikshme, nuk funksionon. PD nuk mund të flasë me vete dhe të jetojë e mbyllur në një çadër ku vetë flet e vetë dëgjon”, ka thënë Bregu në profilin e saj në Facebook.

Bregu thotë se Sali Berisha është një dhe nuk mund të përsëritet, as mund të kopjohet, duke bërë fajtor për situatën lidërshipin aktual të Partisë Demokratike.

“Kjo parti ka nevoje për vizion dhe udhëheqje, jo për predikime për atë që nuk do të vijë asnjëherë. Por sot burra e gra që s’kanë ç’të ndajnë me njëri tjetrin më shumë se dëshirën e vullnetin e përbashkët dhe të patjetërsueshëm për të rindërtuar PD-në, është e udhës të mishërojnë në lidershipin e PD-së, shpirtin e atyre që erdhën në Bulevard për të shembur Republikën e vjetër dhe u kthyen duarbosh në varfërinë, braktisjen, harresën në të cilën jetojnë të përçmuar e dhunuar nga kjo qeveri e vjetër. Te cilën, po e rinojmë me vjetërsinë e padurueshme të fantazisë infantile që vetëm program nuk është”, ka thënë Bregu.

Sipas Bregut, pavarësisht fajit të madh të mospjesëmarrjes në zgjedhje, ka vend për të protestuar kundër qeverisë dhe të keqes me të cilën ndeshen qytetarët çdo ditë.