Deputetja e PDK-së: 3 korriku erdhi, ku janë kandidatët për kryetar?

Deputetja e PDK-së: 3 korriku erdhi, ku janë kandidatët për kryetar?

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka pyetur se ku janë kandidatët e kësaj partie për kryetar.

Askush deri më tash se ka bërë publike kandidaturën për konventën e kësaj partie që mbahet më 3 korrik.

“Rrini rrini 3 Korriku erdhi”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi e Vlora Çitaku, janë përmendur si kandidatë potencial për ta marrë drejtimin e kësaj partie.

Por, Çitaku ka mohuar që do të garojë në këto zgjedhje të brendshme.

Pas shkuarjes së Kadri Veselit në Hagë, drejtimin e PDK-së si ushtrues detyre e mori Enver Hoxhaj. /Insajderi.com