Deputetja e PDK-së e konsideron të papranueshëm mos regjistrimin e disa nxënëseve në shkolla shkak i mbulesës

Deputetja e PDK-së e konsideron të papranueshëm mos regjistrimin e disa nxënëseve në shkolla shkak i mbulesës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, ka dalë në mbrojtje të vajzave me mbulesë të cilat duan të vijojnë arsimin në shkolla publike.

Reagimi i Ismailit erdhi, pasi avokati, Arianit Koci, kishte shkruar të mërkurën se disa vajza e kanë kontaktuar atë që nuk po i lejojnë të regjistrohen në shkolla për shkak të mbulesës. Koci në formën juridike të të drejtave të njeriut e ka arsyetuar vijimin e shkollimit me mbulesë.

Ismaili, ka shkruar është angazhuar në komisionin parlamentar për te drejtat e njeriut, duke kundërshtuar ashpër mos regjistrimin e disa vajzave nëpër shkolla.

“Respektimi i të drejtave dhe lirive nuk guxon assesi të jetë selektiv gjatë ushtrimit të ligjit. Aq më hiq kur kemi të bëjmë me vajza. Mohimi kategorik i tyre me veprime përjashtuese, përmban ngjyrim fashizmi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Në të kaluarën ka pasur debate të shumta rreth mbulesës islame nëpër shkolla. Një udhëzim administrative ka qenë vazhdimisht çështje qe ka nxjerrë komplikime në këtë drejtim. /Insajderi.com/

Postimi i plotë:

Tejet e shqetësuar me provokimin për mos pranimin për regjistrim të nxënëses e cila bartë shami!Kjo është e…

Gepostet von Besa Ismaili am Donnerstag, 20. August 2020