Deputetja e PDK-së: Nëse dialogu nuk trajtohet si agjendë kombëtare qeveritë do ta kenë fatin e shkurtër

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, beson se dialogu duhet të jetë agjendë kombëtare.

Deputetja e PDK-së: Nëse dialogu nuk trajtohet si agjendë kombëtare qeveritë do ta kenë fatin e shkurtër

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka shkruar rreth mospajtimeve ndërmjet partnerëve të koaliconit të Qeverisë Hoti në lidhje me dialogun.

Ajo ka thënë se Qeveritë duhet ta trajtojnë dialogun me Serbinë si agjendë kombëtare.

“Shpërthimi i përplasjeve të fundit publike mes partnerëve të koalicionit dëshmon qartë se ata nuk e kanë dakorduar paraprakisht këtë çështje, gjë që demanton arsyetimin thelbësor mbi të cilën kanë krijuar Qeverinë”, ka shkruar Deliu ndër tjerash.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë kritika për formën e dialogut nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mospajtimet rreth qasjes ndaj Serbisë në mes subjekteve politike kanë ekzistuar tash e sa vite. /insajderi.com/