Deputetja e PDK-së pas deklaratës së Vuçiqit: Dialogu më s’ka kuptim

Deputetja e PDK-së pas deklaratës së Vuçiqit: Dialogu më s’ka kuptim

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka deklaruar se prania e Kosovës në dialogun me Serbinë nuk ka më asnjë kuptim pas deklaratës së presidentit serb, Aleksanar Vuçiq, i cili tha se se nuk do ta njoh Kosovën gjatë mandatit të tij, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Deliu është shprehur se ky deklarim i Vuçiqit është kushtëzim i hapur ndaj dialogut, ndërsa ka shtuar se “gjithë kohën është proklamuar nga ndërmjetësuesit se dialogu duhet zhvilluar pa kushtëzime”.

“Kosova nuk mund as guxon të bëhet pjesë e një procesi dialogues ku zbatohen standarde të dyfishta. Sidoqoftë, ky reagim vlen, thjesht, sa për të sjellë ndërmend sjelljen e vazhdueshme jokorrekte të Serbisë, në raport me dialogun, sjellje e cila do te duhej të shihej me shqetësim nga ndërmjetësit e këtij procesi”.

“Përndryshe, Kosova do të ndjek udhëzimin për një dialog të vetëm – që epilog ka njohjen reciproke dhe të drejtën e Kosovës për t’u bërë anëtare e kombeve të lira në OKB”, ka shkruar ndër të tjera ajo./Insajderi.com