Deputetja e PSD-së pranon sfidën e deputetes së AAK-së për mbjelljen e pemës

Deputetja e PSD-së pranon sfidën e deputetes së AAK-së për mbjelljen e pemës

Deputetja e Kuvendit Kosovës Shqipe Pantina, nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD) ka pranuar sfidën e koleges së saj, Time Kadrijaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për mbjelljen e pemës.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Pantina ka shkruar se i bashkohet aksionit “MiqtëeTokës”, përcjell Insajderi.

“Me kënaqësi pranova sfidën nga kolegeja e AAK Time Kadrijaj për të mbjellë një pemë. Më 22 prill në #ditëneTokës po ashtu do i bashkohem aksionit #MiqtëeTokes të organizuar nga #KUSA dhe #KomunaePrishtinës për mbjellje të drunjëve në fushën e Pajtimit”, ka shkruar Pantina.

Pantina në këtë fushatë ka sfiduar, drejtorin e shërbimeve publike në Klinë Iber Elezaj, Ismet Kryeziu, Besa Baftiun.

“Unë i ftoj: mbesën time Sibora Pantina, drejtorin e shërbimeve publike në Klinë Iber Elezaj, kolegen dhe miken time Besa Baftiu si dhe miqtë e mikeshat Aferdita Maliqi,Violeta Hyseni Kelmendi, Ismet Kryeziu, Valmir Ismaili, Shpresë B. Sejdiu që të vazhdojnë me mbjelljen e një pemë”, ka shkruar Pantina.

Fushatën për mbjelljen e pemës ka filluar ish-presidentija e vendit, Atifete Jahjaga. /Insajderi.com