Nëse ekziston vetëm një njeri që beson tek koalicioni LDK-VV, rreth gjysmë ore para mbylljes së afatit për deklarimet e koalicioneve pranë KQZ-së, ajo është deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku.
Bunjaku beson se koalicioni mes dy partive që deri para dy javësh ishin në opozitë mund të ndodhë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Bunjaku shkruan se “koalicioni mes VV-së dhe LDK-së mund të bëhet për hir të vendit”.
“Nese vertet e duan vendin e per hir te shtetit nje zgjidhje tjeter deri ne ora 24h mund te behet,me nje kandidate te cilen edhe vete para pak kohesh e deshten,cka tash?Me Vjosen behet ndryshimi,me bashkim te sinqerte behet koalicioni dhe te bashkuar ne qeveri kthehet shpresa ne vend!”, ka shkruar Bunjaku në Facebook, të premten në mbrëmje.
Por ajo ka kritikuar ofertën e Albin Kurtit për LDK-në, e cila parashihte futjen e dy partive në një listë të përbashket para zgjedhjeve. Parashihte që të mos kishte kandidat të caktuar për kryeministër deri pas zgjedhjeve.
“Paramendoni ne tubime te perbashketa ne nje koalicion te mundshem parazgjedhor LDK-VV,ku koalicioni mbrenda listes se saj kandidon me 2 kandidate Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin si do reagojne simpatizantet ne mes vete kur ne njeren ane thirret Vjosa e tjetren ane Albini,sigurisht me fishkellima e aq me teper kur aty afer mund te jenë edhe ata qe dhe gjuajten me ve,gure e molotov ne institucione…”, shkroi ajo. /Insajderi.com