Deputetja e VV: Edhe unë rezistoj

Deputetja e VV: Edhe unë rezistoj

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci u është bashkëngjitur thirrjeve të përkrahësve të kësaj partie “Ne do të rezistojmë”.

Ajo në një postim në Facebook ka renditur arsyet e kësaj rezistence nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje në kohën kur pritet formimi i qeverisë së re pa pjesëmarrjen e kësaj partie që fitoi zgjedhjet e 6 tetorit.

Postimi i plotë:

Edhe unë rezistoj

Kundër së keqes; kundër pazareve me territor; kundër përmbysjes së rendit kushtetues; kundër krimit; kundër korrupsionit; kundër vjedhjes së votës; kundër banditëve; kundër atyre që vjedhin shpresën….

Lista e arsyeve për të rezistuar është e gjatë, kurse e drejta jonë për rezistencë paqësore, e garantuar.

Ne kemi dinjitet, andaj dhe rezistojmë. E ne jemi shumë dhe shumë do të rezistojmë.