Deputetja e VV-së kërkon dorëheqjen e Dhurata Hoxhës pas kontratës me kompaninë amerikane për lobim

Deputetja e VV-së kërkon dorëheqjen e Dhurata Hoxhës pas kontratës me kompaninë amerikane për lobim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar lidhur me kontratën për lobim që ka nënshkruar për lobim ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha me kompaninë amerikane “Madison global Strategies LLC”.  Kjo kontratë për të cilën ka raportuar edhe Insajderi kap vlerën e 152 mije eurove.

Pacolli e ka quajtur “Kontratë për me vjedh buxhetin e shtetit”. Sipas saj kontrata është nënshkruar për të kryer shërbime në ShBA ndonëse ministria ska fare punë atje.

“Në përshkrim shkruan që “sipas nevojave dhe kërkesave të MIE-së dhe institucioneve kyqe në proces [me këtë kontratë] kryhen shërbimet në SHBA dhe BE”. Pyetja ime ishte cfarë shërbime do të kryen sa i përket SHBA-ve ngase kjo është Ministri e Integrimit dhe ska fare punë me SHBA-të”, tha ajo.

Sipas Pacollit ministrja Hoxha nuk ka dhënë asnjë përgjigje sa i  përket kësaj cështjeje. Ajo madje kërkoi dorëheqjen e ministres.

“Shkurt e shqip kësaj i thonë kontratë për me vjedh buxhetin e shtetit. Nuk mbet Ministër pa e vjedh këtë vend. #dorëheqje”, thotë Pacolli.

Insajderi ka raportuar lidhur me këtë kontratë të dyshmitë të ministrisë me kompaninë e biznesmenit Joe Allaham që ishte i përfshirë në “Skandalin me rusë ë PD-së”. Përveç kësaj, në kontratë përmendet edhe emri i shefit të partisë së Hoxhës, Kadri Veseli.