Deputetja e VV-së reagon pas emërimit të Shpend Maxhunit

Deputetja e VV-së reagon pas emërimit të Shpend Maxhunit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kritikuar emërimin e Shpend Maxhunit në postin e drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Nagavci, gjatë seancës në Kuvend ka deklaruar se presidenti dhe kryeministri nw vend qw ta shkarkojnë Maxhunin pas skandalit me gylenistët ata e avancuan në një pozitë të rëndësishme.

“Nga një person të cilit i kërkohej shkarkimi, ai avancon në pozitë duke u caktuar në pozitë në një institucion të rëndësishëm si AKI. Kjo nuk është rrugë drejt BE-së as mënyra se si të përmirësohet jeta e qytetarëve”, tha Nagavci.

Shpend Maxhuni ka qenë drejtor i Policisë që nga viti 2011. Ai do ta zëvendësoj Driton Gashin pasi i fundit dha dorëheqje nga ky post pas kërkesës së Haradinajt.