Deputetja e VV-së solidarizohet me Palestinën

Deputetja e VV-së solidarizohet me Palestinën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, është solidarizuar me popullin palestinez, pas tensioneve të fundit dhe konfliktit në mes të Izraelit dhe Palestinës.

Ujkani ka treguar mbështetjen e saj për popullin palestinez përmes disa postimeve në rrjete sociale, njofton Insajderi.

Në një fotografi të cilën ajo e ka shpërndarë shkruan “Free Palestine – Palestina e lirë”, ndërsa në fotografinë e dytë është një publikim i faqes “islamfly” në të cilën thuhet se Izraeli vazhdon bombardimet në drejtim të Gazas pas vrasjes së nëntë fëmijëve palestinez.

Tensionet në mes të forcave të rendit të Izraelit dhe palestinezëve kanë nisur në xhaminë Al-Aqsa, ku kanë mbetur qindra të lënduar pas përplasjeve të dhunshme mes palëve./Insajderi.com