Deputetja Haxhiu kërkon hetim për Imer Bekën e Fitore Sadikajn

Deputetja Haxhiu kërkon hetim për Imer Bekën e Fitore Sadikajn

Deputetja Albulena Haxhiu ka kërkuara nga kryeprokurori Aleksander Lumezi, që të nis hetimet ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore Imer Bekës dhe prokurores Fitore Sadikaj, për rastin e të ndjerës Dafina Zhubit.

Duke e komentuar deklaratën e Lumezit, i cili tha se është nxjerre aktvendimi për hetim të të dyshuarit për vrasjen e saj, pas ekspertizës nga Instituti zvicran,  Haxhiu ka thënë se kjo nuk është e mjaftueshme.

“Kjo është e pamjaftueshme, pasi që para drejtësisë duhet të dalin edhe ata që fabrikuan prova dhe vrasjen e të ndjerës Zhubi e cilesuan vetëvrasje! Në radhë të parë kryeprokurori Imer Beka dhe prokurorja Fitore Sadikaj!”, shkruan Haxhiu në Facebook./Insajderi.com

Më tepër për rastin e dafina Zhubit mund të lexoni:

Ekspertiza: Dafina Zhubi u vra