Deputetja LDK-së: VV nuk e përfaqëson gjithë Kuvendin, kanë vetëm një deputet më shumë

Deputetja LDK-së: VV nuk e përfaqëson gjithë Kuvendin, kanë vetëm një deputet më shumë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje nuk e përfaqëson gjithë Kuvendin e Kosovës, pasi ka vetëm një deputet më pak sesa LDK.

Këto komente ajo i bëri në Klan Kosova, ku protestën e VV-së në Kuvendin e Kosovës si kundërshtim të prezencës së Driton Selmanjt në sallë e quajti “të padrejtë”.

“Sjellja e tyre edh karshi Selmanajt është e padrejtë, sepse ai vet ka thënë që është keqkuptuar dhe se kërkon falje për këtë. Unë vet e kam dëgjuar deklaratën e tij dhe nuk ka të bëjë me atë që ata po e kauzojnë”.“Tek e fundit nëse atyre i ka penguar që ai ka qenë prezent, kane mundur ta lëshojnë sallën dhe jo ta pengojnë gjithë seancën. Nuk është e drejtë e LVV-së të caktojnë se kush mundet e kush jo të hyjë në seancë”, tha ajo.

Ajo tha se subjekti politik që drejtohet nga Albin Kurti “u kthye aty ku kanë mbetur”

“Sot me atë entuziazëm që i kanë goditur tavolinat, realisht i kanë munguar moti se ata politikë të vetën e kanë këtë për me brohoritë dhe me rrënu e me shkatërru, dhe është një kohë e gjatë që ata nuk i kanë bërë këto veprime dhe sot prapë u kthyen aty ku kanë mbetur dhe e vazhduan misionin e tyre si LVV”, tha ajo. /Insajderi.com