Deputetja me COVID-19 tregon përse theu rregullat e vetëizolimit

Deputetja me COVID-19 tregon përse theu rregullat e vetëizolimit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, që pak ditë më parë tregojë se është infektuar me COVID-19, është fotografuar jashtë në rrugë, veprim ky që thyen rregullat e vetëizolimit për personat e infektuar, njofton Insajderi.

Hoxha është bërë lajm me daljen e saj në qytetet e infektuar me virus.

Por, ajo ka dhënë një shpjegim në llogarinë e saj në Facebook, duke treguar se pse bëri ashtu.

Ka thënë se nuk doli nga qejfi, por se iu desh me patjetër.

“Derisa unë pres para hyrjes së banesës sime vëllain tim për të më dërgu për rentgen të mushkërive për shkak të gjendjes jo të mirë shoh tash edhe këso lajme”, ka shkruar Hoxha, duke u ankuar për raportimin e mediave për të.

“Për keqardhje. “Unë për me u shëtitë rrugëve e kafeve me COVID se kisha bo publike fare, qysh po bëjnë shumica”, përfundon ajo./Insajderi.com