Der Spiegel, ka" />

Der Spiegel: Nëse është dyshuar se Thaçi ka bërë krime, përse kjo nuk e ka ndalur askënd që të ulet në tavolinë me të sa herë që vihej në pyetje e ardhmja e Kosovës?

Der Spiegel: Nëse është dyshuar se Thaçi ka bërë krime, përse kjo nuk e ka ndalur askënd që të ulet në tavolinë me të sa herë që vihej në pyetje e ardhmja e Kosovës?

Gazeta prestigjioze gjermane Der Spiegel, ka shkruar një artikull të gjatë rreth aktakuzës që është ngritur nga Gjykata Speciale kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Spiegel shkruan se “bomba plasi në sekondën e fundit”, duke aluduar kështu në momentin interesant që doli lajmi – pak para takimit që po planifikohej të zhvillohej në Uashington në mes të Kosovës e Serbisë.

Spiegel lajmin e ka quajtur “dridhje shokuese” që tronditi Ballkanin.

Gazeta gjermane gjithashtu ngreh një pyetje rreth aktakuzës kundër Thaçit.

Siç shkruan Spiegel, “Thaçi ka qenë, para se të behej njeriu me i fuqishëm i politikes në Kosovë, gjithmonë mirë i dokumentuar”.

Për të, shkruan gazeta, “thuhet në një Raport të shërbimit inteligjent gjerman te vitit 2005, se kontrollon ‘një rrjet kriminal aktiv në tërë Kosovën’. Gjithashtu në një raport të Këshillit Evropian te vitit 2011 akuzohen  pjesëtarët udhëheqës të UÇK-së, mbi te gjithë Thaçi, për krime të rënda të luftës. Fjala është për vrasje, tortura dhe tregti me organe. Pse kjo nuk e ka ndaluar askënd deri tani, te ulen me Thaçin në një tavolinë, sa herë vihej ne pyetje e ardhmja e regjionit?”, shkruan Spiegel.

“Këtë pyetje duhet ta bëjnë përgjegjësit në Uashington dhe Bruksel”, vazhdon teksti.

Spiegel më pas ka shpjeguar aktakuzën ndaj Thaçit, ndërsa shkruan gjithashtu se Bashkimi Evropian ka dështuar me rastin e Kosovës.

“Është pjesë e së vërtetës: BE, si fuqia potenciale politike ka dështuar në rastin e Kosovës, dhe atë në oborrin e vet, duke qëndruar në hijen e Uashingtonit”.

“Si ndërhyra e NATO-s, në luftën e Kosovës me 1999, si shtytja diplomatike për njohjen e 2008, erdhën si rezultat i presionit masiv të SHBA-së”./Insajderi.com