Derbi i Londrës i takon Chelsea-t, mposht rivalin lokal Tottenham

Derbi i Londrës i takon Chelsea-t, mposht rivalin lokal Tottenham

Chelsea ka fituar në derbin e Londrës, duke mposhtur minimalisht skuadrën e portugezit Jose Mourinho, Tottenham Hotspur në kuadër të javës së 22-të në Premier League, njofton Insajderi.

“Blutë e Londrës”, kaluan në avantazh në minutën e 24-të me italianin e natyralizuar Jorginho, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Këtë avantazh skuadra e gjermanit Thomas Tuchel e administroi shumë mirë, duke qarkulluar topin dhe duke krijuar kështu disa raste të tjera për shënim, por pa sukses.

Tottenham u shfaq i pafuqishëm për të reaguar, duke mos mundur të shënonin të paktën një gol, që mund të siguronte një pikë.

Me këtë fitore Chelsea ngjitet në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërsa Tottenham mbetet në vendin e tetë me 33 pikë. /Insajderi.com