Derbi i Manchester-it nuk prodhon gola, mbyllet në barazim

Derbi i Manchester-it nuk prodhon gola, mbyllet në barazim

Është mbyllur derbi i javës së 12-të në Premier League, ku u takuan skuadrat nga qyteti i Manchester-it, United dhe City, duke luajtur pa gola, njofton Insajderi.

Rastet në ndeshje i takuan nikoqirëve të United, ndërsa përqindja dhe pasimet ishin për City-n.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ashtu sikurse e dyta, kështu duke bërë që një derbi dikur prodhonte gola dhe emocione pa fund, kësaj radhe nuk kishte të njëjtin ritëm.

Kështu, më nga një pikë secila skuadër, United ndodhet në vendin e shtatë në ligë me 20 pikë, ndërsa City ndodhet një pozitë më posht, në vendin e tetë me 19 pikë. /Insajderi.com