Derbi i Superligës mes Prishtinës dhe Dritës mbyllet në barazim

Derbi i Superligës mes Prishtinës dhe Dritës mbyllet në barazim

Ka përfunduar ndeshja që ishte paraparë të zhvillohet në javën e tretë në Superligë mes Prishtinës dhe Dritës, duke ndarë nga një pikë, njofton Insajderi.

Për golin e parë në ndeshje duhej të prisnim deri në minutën e 39-të, kur vendasit shënuan golin e epërsisë nga pika e bardhë. Autor i golit ishte Besnik Krasniqi. Me rezultat minimal për nikoqirët u mbyll fraksioni i parë i takimit.

Në pjesën e dytë, mysafirët barazuan rezultatin, po ashtu nga pika e bardhë. Në minutën e 85-të, Fidan Gërbeshi u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Në minutën e dytë shtesë të ndeshjes, Blakçori i Dritës u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë mysafirët me 10 lojtarë në fushë.

Pas 18 javësh, Drita ndodhet në pozitën e parë në ligëm duke u shpallur kampion vjeshtor me 41 pikë, ndërsa Prishtina ndodhet në vendin e tretë me 32 pikë. /Insajderi.com