Derbi Milan vs Inter – formacionet zyrtare

Derbi Milan vs Inter – formacionet zyrtare

Luhet duke filluar nga ora 15:00, derbi i Milanos mes Milan-it dhe Inter-it, njofton Insajderi.

Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, e cila vlen kreun e renditjes.

Ky do të jetë derbi i 174-të në Serie A, ku ‘zikaltrit’ kanë triumfuar në 66 raste, ndërsa”Djalli” ka regjistruar 52 suksese. Interi ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit në Serie A kundër Milanit. Duke fituar ndaj ‘zikaltërve’ në fazën e parë, Milani festoi fitoren numër 1400 në Serinë A.

‘Kuqezinjtë’ në atë rast u bënë ekipi i tretë pas Juventusit dhe ‘zikaltërve’ që ia del në diçka të tillë. Pioli dhe Conte do të kërkojnë me çdo kusht fitoren dhe për këtë arsye kanë hedhur në fushë lojtarët më të mirë.

Pioli ka vendosur të rreshtojë ekipin e tij me skemën e zakonshme 4-2-3-1, teksa në anën tjetër Conte me 3-4-1-2. /Insajderi.com