Liverpool dhe Chelsea kanë luajtur barazim 1:1 në ‘Anfield’.
Derbi i javës në Premierligë, ka përfunduar pa fitues, me Livepoolin dhe Chelsean që kanë ndarë pikët.
Të dy golat e kësaj përballje janë shënuar në pjesën e dytë.
Salah në minutën e 65’ i dha epërsinë Liverpoolit. Chelsea barazoi në minutën e 85’, përmes Willian që realizoi një gol jashtëzakonisht të bukur.
Pas këtij barazimi, Chelsea me 26 pikë zë vendin e tretë, ndërsa Liverpool me 23 pikë renditet në vendin e pestë.
https://www.youtube.com/watch?v=zlpbx5N8hQI
https://www.youtube.com/watch?v=3WrMCnO6D_U