Derbi spanjoll Atletico Madrid vs Real Madrid – formacionet zyrtare

Derbi spanjoll Atletico Madrid vs Real Madrid – formacionet zyrtare

Sot, duke filluar nga ora 16:15 luhet derbi i La Ligës si dhe derbi i rivalëve lokal mes Atletico Madrid dhe Real Madrid, e vlefshme për javën e 26-të në kampionat, njofton Insajderi.

Ndeshjen e parë mes këtyre skuadrave e kishte fituar Real me shifrat 2:0, ndërsa momentalisht Atletico është kryesues në La Liga me 58 pikë, teksa ekipi i Zidane ndodhet në vendin e tretë me 53 pikë, me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Simeone ekipin e tij ka vendosur ta rreshtojë me skemën 4-4-2, ndërsa homologu i tij francez, ekipin e ka vendosur me formacionin 4-3-3.

Atletico: Oblak; Trippier, Savic, Felipe, Hermoso; Carrasco, Koke, Llorente, Lemar; Correa, Suarez.

Real Madrid: Courtois; Mendy, Fernandez, Varane, Vazquez; Kroos, Casemiro, Modric; Rodrygo, Benzema, Asensio. /Insajderi.com