Dërgohet në mbajtje një grua pasi sulmoi fizikisht fëmijët e më pas anëtarët tjerë të familjes

Dërgohet në mbajtje një grua pasi sulmoi fizikisht fëmijët e më pas anëtarët tjerë të familjes

Në Podujevë një grua është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të familjes.

Fillimisht ajo kishte rrahur fëmijët e saj e më pastaj edhe pjesëtarët e tjerë të familjes.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:00, njofton Insajderi.

Të gjithë të viktimat e sulmit kanë marrë tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit e dyshuara për sulm fizik është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com