Deri më 2025 pritet të rregullohet problemi me menaxhimin e qenve endacakë

Deri më 2025 pritet të rregullohet problemi me menaxhimin e qenve endacakë

Problemi me menaxhimin e qenve endacakë pritet të rregullohet deri në vitin 2025, transmeton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur zyrtari për informim i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Lamir Thaçi, i cili thotë se kjo mund të ndodhë vetëm nëse komunat dhe Qeveria respektojnë strategjinë e AUV-it, do ketë menaxhim më të mirë të qenve endacakë.

“Përmes politikës publike dhe mbikëqyrjes së rreptë, do të arrihet që më 2024 apo 2025, siç kemi paraparë, si problematikë do t’i takojë të kaluarës e do të menaxhohet pastaj më mirë”, ka thënë Thaçi për ‘KTV’.

Ai shtoi se qentë me pronarë janë identifikuar si burimi kryesor i shtimit të qenve endacakë.

Sipas tij, kjo sepse pronarët po tregohen të papërgjegjshëm duke shfrytëzuar vakumin ligjor, që kafshët i mbajnë deri kur kanë dëshirë apo vullnet.

“E kur të ngopen nga dashuria për ta apo s’u duhen, i lënë të lirë në rrugë, e pastaj përmes tyre vjen shumimi. Me udhëzimin administrativ do të mbahen obligues. Ne do të gjejmë format dhe modalitetetet. Jemi në fillim të kësaj politike publike”, ka thënë ai për hartimin e një udhëzimi administrativ. /Insajderi.com