Deri me këtë ditë mbetet në fuqi vendimi anti-kushtetues i Albin Kurtit

Deri me këtë ditë mbetet në fuqi vendimi anti-kushtetues i Albin Kurtit

Gjykata Kushtetuese e ka pranuar kërkesën e Presidentit Hashim Thaçi, duke shpallur të pavlefshëm vendimin e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për kufizimin e lëvizjes.

Kurti kishte marrë vendim që të kufizohet liria e lëvizjes së qytetarëve në këtë kohë pandemie, por Thaçi kishte thënë se ky vendim është anti-kushtetues. Të njëjtin më pas e kishte çuar në Kushtetuese.

Megjithatë sipas vendimit të Gjykatës Kushteuese vendimi i qeverisë Kurti mbetët në fuqi deri më 13 prill.

“Ky aktgjykim, në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës, nenin 20.5 të Ligjit dhe rregullin 60 (5) të Rregullores së punës, hyn në fuqi më 13 prill 2020”, thuhet në vendim, shkruan Insajderi.

Deri më 13 prill vlen masa kufizuese siç ka qenë deri sot, nga 17:00 deri në ora 6:00.

Lexo edhe: 

Gjykata Kushtetuese vendos pro kërkesës së Thaçit, del kundër vendimit të Kurtit