Derisa përkrahësit e Borovcit dhe Abrashit përleshën mes vete, “aristokrati” i LDK-se futet si zotëri në sallë

Derisa përkrahësit e Borovcit dhe Abrashit përleshën mes vete, “aristokrati” i LDK-se futet si zotëri në sallë

Përderisa, tensione të madha kishte pasur ditën e enjte në mbledhjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte “aristokrati”  i kësaj partie që ishte futur si zotëri.

Përplasja e ashpër e mes përkrahësve të Hazir Borovcit dhe Arban Abrashit tek dera nuk kishte ndikuar aspak në rrugën e Skender Hysenit.

Ai është futur si zotëri në mbledhjen me shumë tensioni, ku kundër kandidati për kryetar të nëndegës së tretë pretendon se nuk ishte lejuar të futet në sallë, shkruan Insajderi.

Hyseni që parapëlqen ta quajnë aristokrat dhe vetë promovohet si njeri që i pëlqejnë verërat e shtrenjta.

Hyseni kishte qenë kryediplomat për një kohë dhe kohë të gjatë ka mbajtur funksione të rëndësishme të shteit

Në anën tjetër Hazir Borovci ishte bërë i famshëm me një video ku ai në një tubim të LDK-së fliste se si i kishte treguar Ibrahim Rugovës për punën e LDK-së dhe të arriturat e Kosovës.

Ai thoshte se “mbrëmë e takova presidentin Rugova dhe më pyeti si është LDK-ja dhe Kosova”.

Më pas Borovci kishte thënë se fjalimin që e kishte thënë në atë tubim, kishte qenë vetëm për të ilustruar gjenden e LDK-së dhe të Kosovës. Kishte deklaruar se nuk kishte thënë se ka folur vërtetë me Rugovën.

Në anën tjetër rivali i figurës qesharake të LDK-së, Arban Abrashi kishte kandiduar për kryetar të LDK-së në Prishtinë. Ai kishte humbur në balotazh nga Shpend Ahmeti.

Por pavarësisht humbjes Abrashi kishte inisituar deri këtë vit që të ketë rizgjedhje në Prishtinë. I kishte shterur të gjitha mundësitë që të ketë përsëritje të zgjedhjeve në  Prishtinë./Insajderi.com

Derisa përkrahësit e Hazir Borovcit dhe Arban Abrashit përplasen mes vete, “aristokrati” i LDK-së, Skënder Hyseni, bëhet që nuk po i vëren. Futet si zotëri në sallë.

Gepostet von Insajderi am Freitag, 14. Juni 2019