Deschamps nuk ka fjalë për ta përshkruar disfatën e Francës

Deschamps nuk ka fjalë për ta përshkruar disfatën e Francës

Trajneri i Francës, Didier Deshamp nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas disfatës historike përballë Portugalisë në finalen e Euro 2016, duke thënë se “nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë disfatë”.

“Kemi shpërdoruar një rast unik për të fituar një Europian në shtëpinë tonë”, tha ai për televizionin “M6” pas ceremonisë. Nuk ka fjalë për ta përshkruar, ka zhgënjim shumë të madh. Do të duhet të kalojë pak kohë për ta kapërdirë këtë situatë.”

Ne kemi fituar së bashku, kemi vuajtur së bashku dhe sot kemi humbur të gjithë së bashku. Jemi të ndërgjegjshëm që kemi vënë në lëvizje francezët, do të ishte e mrekullueshme që t’u ofronim trofeun në shtëpinë tonë, por nuk ishte e thënë”, ishin fjalët e para të trajnerit.