Pretendenti për kryeministër nga koalicioni Nisma Socialdemokrate-AKR, Fatmir Limaj, ishte në Lipjan të martën.
Fatmir Limaj foli për sigurime shëndetësore derisa dikush kërkoi që diaspora të mos shfrytëzohet vetëm për vota.
E gjatë tubimit, në një moment, ai deshi të dalë me nxitim nga salla ku po mbahej tubimi. Por, dera nga ku deshi të dilte ishte e mbyllur.
Këtë situatë, Limaj e kaloi me buzëqeshje derisa organizatorët e udhëzuan të dilte nga një derë tjetër.
Me gjasë, siç raporton Klan Kosova, ai nuk pati shumë punë, pasi u rikthye sërish në sallë.