Dëshironi të vizitoni Venecian? Lokalet atje po ofrojnë pije falas për turistë

Dëshironi të vizitoni Venecian? Lokalet atje po ofrojnë pije falas për turistë

Koronavirusi që preku Italinë fqinje solli një dëm goxha të konsiderueshëm, shifrat e të vdekurve dhe  të prekurve paraqiten të frikshme. Shumë masa u morën për këtë fenomen dhe për ta parandaluar atë.

Ajo që bie në sy është edhe njw tjetër ndikim që la virusi në vendet ku u shfaq, kryesisht në ekonomi. Edhe në Itali e cila njihet për zhvillimin dhe të ardhurat nga turizmi duket se e ka lodhur shumë ekonominë e këtij vendi.

Pamjet shqetësuese vijnë nga qyteti unik i Venecias e cila në çdo ditë të vitit është e mbushur plot me turist ndërkohë që këto javë është boshatisur fare.

Tani në rrugët e qytetit të vjetër, shikohen pak turistë, e madje lokalet ofrojnë pije falas vetëm e vetëm që të risjellin njerëzit, të shëtisin me gondola, apo të rezervojnë hotelet.

E gjithë kjo për shkak të frikës nga koronavirusi. Gondolat janë të ankoruara në anë të kanaleve, ndrysa kafenetë bosh si rrallë herë. Rrugët e shkreta.

Ata pak turistë që kanë guximin të shëtisin në qytet, mbajnë maska. Nga ana tjetër, punonjësit e bizneseve të ndryshme rrinë e shikojnë, pasi nuk kanë çfarë të bëjnë.

Qyteti lagunë e ka ndjerë shumë këtë situatë shqetësuese dhe është akoma në gjendje jo të zakonshëm që nuk dihet deri kur.