Dëshmi e re në procesin gjyqësor: Cara Delevingne lidhje treshe me Amber Heard dhe Elon Musk

Dëshmi e re në procesin gjyqësor: Cara Delevingne lidhje treshe me Amber Heard dhe Elon Musk

Supermodelja Cara Delevingne është emri i famshëm më i fundit që doli në padinë për shpifje prej 50 milionë dollarë të Johnny Depp kundrejt ish bashkëshortes Amber Heard, mbi pretendimet që modelja kishte një ‘lidhje treshe’ me Amber Heard dhe Elon Musk, ka zbuluar ekskluzivisht DailyMail.com, transmeton Insajderi.

Cara Delevingne dhe Amber Heard

Treshja ishin bashkë në shtëpinë e Depp në qendër të Los Angelos në fund të vitit 2016 pasi Heard u nda nga Depp, sipas një dëshmie të re nga një mik dhe ish fqinj.

The A-list trio hooked up at Depp's downtown LA penthouse in late 2016 after Heard split from the Pirates of the Caribbean star, according to a new deposition from a friend and former neighbor.

Amber Heard dhe Elon Musk

Burime pranë Depp thonë se ai ‘nuk e ka përjashtuar’ mundësinë të kërkojë prezencën e Delevigne në gjyq, për të zbuluar nëse ajo ka ndonjë informacion që mund të dëshmonte i dobishëm për çështjen e tij kundër ish-gruas Heard, 34 vjeçare.

Depp tanimë ka paraqitur letra gjyqësore që kërkojnë nga Musk dhe aktori James Franco të dorëzonin çdo mesazh, postë elektronike ose biseda që ata kishin me Heard rreth kohës së ndarjes së tyre në maj të viti 2016.

Depp filloi padinë e tij s në mars të vitit të kaluar pasi Heard publikoi një shkrim për Washington Post duke e portretizuar veten si një të mbijetuar nga dhuna në familje.