“Dëshmia” e djalit të Marko Mitroviqit, rreth tokës 10 hektarësh me vlerë mbi 20 milionë euro

“Dëshmia” e djalit të Marko Mitroviqit, rreth tokës 10 hektarësh me vlerë mbi 20 milionë euro

Pjesa e dytë e dokumentarit të InDoks, për betejën në mes dy grupeve për tokën prej 10 hektarësh, ka sjellur edhe dëshminë e djalit të Marko Mitroviqit, që Arben Bashota pretendon se e ka blerë këtë tokë nga ai.

Në procesin gjyqësor, që është me shumë komplikime, familja serbe ishte përfshirë në disa episodet më të rëndësishme të procesit. Edhe pse Abren Bashota pretendon se e ka blerë këtë pronë mbi 10 hektarëshe nga Marko Mitroviq, familjarët e tij e kanë mohuar këtë gjë në gjyq.

Dragani, i biri i të ndjerit Marko Mitroviq, ka thënë se babai i tij, nuk i kishte dhënë autorizim askujt e as të akuzuarit Arben Bashota, që të shesë pronën prej 10 hektarësh, megjithatë në Gjyq kishte thënë se tashmë i ndjeri Mitroviq, me anë të gjashtë kontratave të shitblerjes ia kishte shitur pronën kontestuese Xhavit Bashotës, Shemsije Bashotës, Smajl Mehmetit, Xhyle Marajt, Violeta Ahmetit dhe Myzafer Maliqit.

“Arben Bashota për herë të parë ka ardhur në shtëpinë time kur ka filluar procesi, kanë ardhur edhe një person i quajtur Nasuf, tjetri Shaban dhe disa të tjerë, e kanë sjellë një avokat me emër Skender Dumani dhe i kanë thënë babit se do t’ia kthejnë tokën në mënyrë legale, por duhet të heqësh dorë të thuash se nuk është toka ime”, kishte thënë dëshmitari.

Ai ne gjykatë është tërhequr nga akuzat fillestare se Bashota i kishte shkuar babait të tij që me vetëdijet ti prezantonte dokumente te falsifikuara.

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)Detaje ekskluzive nga dokumentet e Prokurorisë kundër grupit të Arben Bashotës.Mësoni si tentuan të ndikohen gjyqtarët e si u kërcënuan dëshmitarët, e si u përfshinë në këtë betejë për këtë tokë një familje serbe dhe se si u falsifikuan një sreri dokumentesh nga grupi i Bashotës e Baksit, i vrarë nga Gani Geci. #InDoks, prodhim i Insajderit me autor Visar Duriqi

Posted by Insajderi on Sunday, 21 October 2018

“Kam një përmirësim, unë nuk kam thënë se Bashota i ka thënë babait se unë e kam bërë, por i ka thënë se kjo tokë është e jotja dhe e imja, dhe se ama autorizimin unë ti jap 50 mijë euro, por babai i ka thënë se as për 1 milion euro nuk ta jap autorizimin, sepse jam në proces gjyqësor. Babai e ka përzënë nga shtëpia dhe i ka thënë s’më duhen paret tua dil nga oborri” kishte thënë dëshmitari.

E ky dëshmitarë në vend që të sqaronte e ngatërron edhe më shumë historinë.

Ai nën betim para Gjyqit thotë se veç 83 ari të kësaj prone, i takonin babait të tij dhe familjarëve tjerë, por tha se nuk ishte në dijeni se sa pronarë kishin qenë. Pastaj kishte deklaruar se prona nuk i ishte shitur askujt dhe se për të njëjtën nuk kishin marrë asnjëherë asnjë cent nga askush.

Dëshmitari ishte deklaruar se nuk ishte në dijeni se ndaj babai të tij, Marko Mitroviqit në vitin 2006 ishte zhvilluar procedurë penale për legalizim të përmbajtjes së pavërtetë dhe se ishte liruar nga akuza.

Për ngastrën kadastrale, e cila gjendet në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, tha se babai i tij së bashku me disa të afërt që nga viti 1990 kishin filluar të punonin atë tokë, për të cilën derisa ata kishin qenë duke e punuar, kishin ardhur Kombinati Bujqësor Industrial (KBI) për t’i larguar nga aty, dhe më pas nga policia ishin njoftuar se mund të vazhdonin ta punonin tokën, mirëpo duhet ta paraqesin rastin në gjykatë. Ai tha se e njëjta tokë ishte nacionalizuar pas luftës së dytë botërore, dhe pastaj e kishte marrë kombinati “Dobreva”, të cilën pronë tha se asnjëherë nuk kishin tentuar që ta kthejnë në pronësi të tyre. /Insajderi.